Ketu do keni mundesi te gjeni Fjale te Urta ne Gjuhen Shqipe. Nje koleksion shume i madh i mbledhur i Fjaleve te Urta. Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin. Jeta eshte nje liber i hapur , ku cdo dite lexon nje flete. Ndonjehere heshtja eshte me elokuente se fjalet. Cdo njeri eshte nje cope budalla per te pakten pese minuta ne dite,zgjuarsi eshte te mos e kaloni kete kufi. Te studiosh pa menduar eshte e kote, te mendosh pa studiuar eshte e rrezikshme. Vdekje nuk ka. Ajo nuk ekziston. Kur trupi fizik nuk funksionon më, shpirti e lë dhe vazhdon me jetuar diku tjetër. Tri detyrat më të rënda të kësaj bote janë: ta shpërblesh urrejtjen me dashuri, pranimi i të pamundshmës dhe thënia-unë isha gabim. Vuajtje me te madhe s’ka kur kohen e lumtur ne mjerim kujton..,! Miq te mire nuk jane ata qe dine shume, por ata qe te duan shume. Mrekullia nuk eshte asnjehere kur e perjeton, vetem kujtesa e ben te tille. Fjalët e keqëdashësit janë si qymyri, që edhe po s´të dogjën , të nxijnë. Mendja e njeriut kuptohet me të folur dy tri fjalë, por zemra e tij s’mund të kuptohet as për disa vjet. Ajo që ke frikë të gjen. ELBASAN Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. ELBASAN Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë. KOSOVË Atë që pështyn, mos e lëpij. GJIROKASTËR Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë. VLORË Ay që hyn në lumë edhe do laget. KORÇË Burri flet përpara syve e jo pas shpine. ELBASAN Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. ****ELESH Burri o të fal, o të var. GJIROKASTËR Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër. SKRAPAR Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. SHKODËR Çakallit lëshoi ujkun. ELBASAN Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet. JUG Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij. ****ELESH Dajaku ka dalë nga xheneti. KAVAJË Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra. DEVOLL Derri do plumbin, nuk zihet me duar. LUSHNJË Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë. LUNXHËRI-GJIROKASTËR Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. SHIPËRI E MESME Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë. ELBASAN Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. JUG E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. PËRMET Frika nuk e len lepurin me u majtë. SHKODËR Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. VLORË Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. KOLONJË Fusha bën baltë, mali bën furtunë. MYZEQE Gozhda nxjerr goxhdën. VLORË Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin. SHKODËR Guri i rrumbullkët nuk zë vend. JUG Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTËR Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën. KORÇË I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. TIRANË Ku do të dijë hëna se lehin qentë. VLORË Ku ngul hunë var hejbet. JUG Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës". KOSOVË Kur ke zemër ke edhe krahë. KRUJË Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG Kush kërkon gjen. PËRMET Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash. JUG Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. DEVOLL Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. JUG Pushka don pushkën. TROPOJË Pyet detin sa lumenj derdhen në të. KOLONJË Qeni i pangopur të ha. SKRAPAR Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë. ELBASAN Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. JUG Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi. JUG S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT Shqerra që s'thërret mëmën humbet. JUG Trimëria e kthen plumbin mbrapsht. JUG Trimi e ka me vete fatin. VLORË Trimin vraje, po mos e shaj. KOLONJË Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. JUG Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN Amanetin e mban toka. SHKODËR Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë. DUKAGJIN Besa asht ma e fortë se vdekja. KRUJË Besa e burrit, pesha e gurit. VERI Burri i mirë flet një herë. KRUJË Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre. ELBASAN Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORË Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë. SARANDË Ku është besa aty është dhe shpresa. KORÇË Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë. SARANDË Nga del fjala del dhe shpirti. JUG Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë. VLORË
0 Comments
|